Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot pritet të mbajë kryesisht i vranët, me intervale dielli. Vranësirat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të luhaten nga 3°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 10°C – 13°C, përcjell Gazeta Shneta. Era do të fryjë nga veriperëndimi…

Më shumë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka deklaruar se është furnizuar me stenta Klinika e Kardiologjisë. Sipas njoftimit nga QKUK, reparti i Kardiologjisë Invazive është furnizuar me material të mjaftueshëm sipas kërkesave, shkruan Gazeta Shneta. “Bazuar në të dhënat nga Barnatorja Qendrore, ju njoftojmë se Klinika e Kardiologjisë është furnizuar me…

Më shumë

Presidentja Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë detyrën, kryeparlamentares Albulena Haxhiu, të shtunën. Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidencës për media. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në kabinetin e Presidencës në orën 16:00.

Më shumë