- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri i publikuar në “Jama Network Open”, ka identifikuar një faktor të mundshëm mjedisor që lidhet me autizmin. Studimi, i kryer mbi më shumë se 2 milionë fëmijë, zbulon se autizmi është më i shpeshtë tek ata fëmijë, nënat e të cilëve janë ekspozuar gjatë shtatzënisë ndaj…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së. Ai, iu drejtua Bajramit duke i thënë se vetëm po propagandoni dhe se nuk jeni aspak korrekte. “Pastaj po ato që i tha deputetja…
Një shpërthim i pazakontë i meningjitit B në Kent, Mbretërinë e Bashkuar, ka ngritur shqetësime për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rasteve fatale. Sëmundja shkaktohet nga bakteri Neisseria meningitidis grupi B dhe prek membranat mbrojtëse të trurit dhe palcës kurrizore, duke mund të çojë edhe në infeksion të gjakut.…
Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të kohës që fëmijët dhe adoleshentët kalojnë para ekraneve, sipas një analize të re shkencore. Studimi, i publikuar në revistën Clinical Child Psychology and Psychiatry, tregon se pas pandemisë është shënuar rritje e përdorimit të kompjuterëve, videolojërave, telefonave inteligjentë dhe tabletëve,…
Kryetarja e Oda e Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, përmes një videomesazhi drejtuar anëtarëve ka njoftuar për një nismë të re që synon forcimin e mbrojtjes profesionale dhe juridike të tyre. Sipas saj, Oda ka angazhuar një avokat, i cili do të ofrojë shërbime juridike për anëtarët, ndërsa kostot do…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 16:55. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport. E…
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se vonesat në pagesën e kujdestarive për profesionistët shëndetësorë lidhen me mosvotimin me kohë të buxhetit për këtë vit. Ai bëri të ditur se këto pagesa do të realizohen në mënyrë retroaktive gjatë muajve në vijim. “Në muajt në vijim do të paguhen…
Në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës ka filluar të aplikohet “Bubble testi” me Doppler transkranial (TCD), një metodë e re diagnostike për vlerësimin e pacientëve me insult iskemik në tru. Kjo metodë jo-invazive përdoret për të zbuluar praninë e një shunti djathtas-majtas në zemër, siç është…

