Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, i njohur si Projektligji për çmimet tavan. Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me miratimin e Projektligjit për çmimet tavan nuk po pengojnë rritjen e askujt, por po evitojnë keqpërdorimin në emër të krizave, fryrjen…

Më shumë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Gjatë prezantimit të projektligjit, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se kjo nismë synon të vendosë bazat për një sistem më të organizuar dhe funksional të financimit në shëndetësi. Sipas tij, projektligji vjen…

Më shumë