Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK e rekomandoi për kontratë ofertën më të shtrenjtë për Hemodializë

Lajme 03/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) e ka rekomanduar për kontratë kompaninë nga Prizreni MBB Construction, me ofertë në vlerë prej 706,922.60 euro, pavarësisht se në këtë tender kishte oferta dukshëm më të lira, raporton Front Online.

Sipas dokumenteve të siguruara, në garë për projektin e renovimit të Hemodializës kanë qenë edhe disa operatorë ekonomikë që kanë ofruar çmime më të ulëta se kompania fituese.

Kompania Olti Trasing kishte ofertuar me vetëm 646,577.55 euro, që është mbi 60 mijë euro më lirë se oferta fituese.

Kompania tjetër Nika Pro Ing kishte aplikuar me 649,664.95 euro

Po ashtu, kompania Termomontimi kishte ofertuar me 699,996.56 euro, ndërsa Limit Project me 702,080.70 euro, të gjitha më të ulëta se oferta e përzgjedhur raporton Front Online.

Pavarësisht kësaj diference të konsiderueshme financiare, QKUK ka vendosur që kontratën t’ia japë operatorit me çmimin më të lartë, duke ngritur dyshime për kriteret e përdorura në këtë proces dhe për transparencën e vendimmarrjes.

Limit Project ankohet në OSHP

Kompania LIMITPROJECT SH.P.K. ka paraqitur ankesë lidhur me procesin e prokurimit për renovimin e Hemodializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke kundërshtuar vendimin për shpalljen e fituesit.

Në ankesën e dorëzuar, kompania thekson se aktiviteti i prokurimit është zhvilluar me kriter të dhënies së kontratës “çmimi më i ulët”, ndërsa sipas saj ky kriter nuk është respektuar gjatë vendimmarrjes .

Sipas pretendimeve të paraqitura, autoriteti kontraktues ka shpallur fitues operatorin ekonomik MBB Construction SH.P.K., me ofertë në vlerë prej 706,922.60 euro, ndërkohë që në garë kanë qenë edhe operatorë të tjerë me oferta më të ulëta, raporton Front Online.

LIMITPROJECT SH.P.K. pretendon se pas qasjes në dokumentacionin zyrtar të tenderit, janë identifikuar mangësi në dokumentet e operatorit të rekomanduar për kontratë, të cilat, sipas tyre, lidhen me përmbushjen e kërkesave të dosjes së tenderit.

Në ankesë theksohet se eliminimi i ofertës së kësaj kompanie është bërë mbi bazë të interpretimit të kërkesave për angazhimin e inxhinierit të mjedisit.

Sipas tyre, dokumentacioni i dorëzuar ka përfshirë ndarjen e përgjegjësive ndërmjet disa inxhinierëve, ku njëri ka qenë përgjegjës për fushën e mjedisit, ndërsa të tjerët për sigurinë dhe shëndetin në punë, të pajisur me certifikata përkatëse nga institucionet relevante .

Tutje, kompania pretendon se këto dokumente dëshmojnë përmbushjen e kërkesave teknike dhe profesionale të përcaktuara në dosjen e tenderit, duke e konsideruar eliminimin e ofertës si të padrejtë, raporton Front Online.

Në ankesë po ashtu përmendet se vendimi i autoritetit kontraktues bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, përfshirë parimet e trajtimit të barabartë, transparencës dhe konkurrencës së drejtë.

LIMITPROJECT SH.P.K. kërkon rishqyrtimin e vendimit për eliminimin e ofertës së saj dhe rivlerësimin e procesit të prokurimit në përputhje me kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit, raporton Front Online.

Artikulli paraprakMbi 450 vizita dhe 18 operime brenda një dite – Spitali i Pejës publikon raportin 24-orësh
Artikulli i rradhës Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.