Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot në Kosovë parashihet mot kryesisht i vranët me reshje shiu gjatë ditës. Temperaturat minimale sipas Institutit Hidrometerolgjik, do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 9°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s.

Më shumë

Një studim i ri tregon se një sistem i mbështetjes së vendimmarrjes klinike (CDSS), i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, mund të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj pacientëve me goditje në tru dhe të ulë rrezikun e ngjarjeve të përsëritura vaskulare. Studimi është publikuar në revistën “The BMJ”. Ky sistem përdor imazheri…

Më shumë

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i të njëjtave vakte çdo ditë dhe ruajtja e një sasie të qëndrueshme kalorish mund të ndihmojë më shumë për humbje peshe sesa një dietë e larmishme. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Health Psychology”. Edhe pse medikamentet GLP-1, si Zepbound dhe Wegovy,…

Më shumë