- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Diabeti gestacional është një formë diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë dhe karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak. Kjo gjendje prek rreth 1 në 10 shtatzëni dhe mund të ndikojë si te nëna ashtu edhe te foshnja nëse nuk menaxhohet si duhet. Zakonisht nuk ka simptoma të dukshme…
Një studim i ri sugjeron se disa aktivitete, të cilat kërkojnë angazhim mendor, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për demencë. Studimi është publikuar në revistën “American Journal of Preventive Medicine”. Ndër aktivitetet mendore përfshihen leximi i librave, zgjidhja e fjalëkryqeve, mësimi i aftësive të reja dhe pjesëmarrja në…
Hulumtime të reja tregojnë se vaksina kundër herpes zoster mund të lidhet me një ulje të ndjeshme të rrezikut për ngjarje të mëdha kardiovaskulare tek personat me sëmundje ekzistuese të zemrës. Studimi u prezantua në Sesionin Shkencor Vjetor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë. Sipas burimit Medical News Today, analiza përfshiu…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro në Pejë. Siç njofton policia, aksioni është kryer në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të…
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkurs për pranimin e punonjësve në shërbimin publik shëndetësor. Sipas njoftimit zyrtar, konkursi bazohet në nenet 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik, si dhe në Rregulloren nr.…
Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pavarësisht se ka një javë që po rrjedh afati rreth njëmujor i vendosur nga gjykata më e lartë e vendit për këtë çështje. Javën…
Shtatzënia jashtë mitrës (ektopike) ndodh kur veza e fekonduar nuk vendoset në mitër, por zhvillohet në një vend tjetër, zakonisht në një nga tubat fallopiane. Kjo është një formë e humbjes së hershme të shtatzënisë dhe zakonisht ndodh 6–8 javë pas menstruacioneve të fundit. Kjo gjendje nuk mund të zhvillohet…
Udhëzimet e vitit 2026 nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) theksojnë se ushqimi i shëndetshëm gjatë gjithë jetës mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Këto rekomandime janë publikuar në revistën shkencore “Circulation” dhe bazohen në prova më të forta shkencore krahasuar me udhëzimet e mëparshme. Sipas raportit, dieta…

