Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një rishikim i fundit shkencor i publikuar në “Nutrition Research” shqyrton nëse përmirësimi i mikrobiomës së zorrëve mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit me kalimin e moshës. Studimi fokusohet te probiotikët, prebiotikët, ndryshimet në dietë dhe transplantimi i mikrobiotës fekale (FMT). Sipas autorëve, modulimi i mikrobiomës mund…

Më shumë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se nënave lehona që janë në marrëdhënie pune e që nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, të bëjnë kërkesë në institucione ku janë të punësuara dhe muajin e ardhshëm do t’u ekzekutohen. Pas disa pretendimeve se disa nënave…

Më shumë

Një vezë përmban rreth 6 gram proteina, por ka shumë alternativa, si bimore ashtu edhe shtazore, që ofrojnë më shumë proteina për 100 gram, madje shpesh edhe një profil më të pasur ushqyes. Duhet mbajtur mend se nuk ka rëndësi vetëm sasia e proteinës, por edhe cilësia e saj, sa…

Më shumë

Drejtoresha ekzekutive e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Ardita Baraku, ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të duhanit tek të rinjtë në Kosovë, duke theksuar se industria e duhanit vazhdon të synojë këtë grupmoshë përmes formave të ndryshme të marketingut. Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK,…

Më shumë