- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Pacientët e moshuar me Astma përballen më shpesh me sëmundje të tjera shoqëruese dhe kanë cilësi më të ulët jete krahasuar me personat pa këtë sëmundje, sipas një studimi të publikuar në Journal of Asthma and Allergy. Studimi përfshiu 345 pacientë mbi 60 vjeç me astmë dhe 410 persona të…
Një studim i ri ka ofruar një pasqyrë të detajuar të proceseve biologjike që qëndrojnë pas Type 1 Diabetes, duke krijuar një hartë të aktivitetit të gjeneve në pankreasin e personave të prekur nga kjo sëmundje. Hulumtimi është realizuar nga shkencëtarë të University of Florida Health dhe është publikuar në…
Meditimi i vetëdijshëm (mindfulness) nuk është vetëm një teknikë për relaksim, por një praktikë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale, sipas studimeve të fundit nga studiues të psikologjisë. Hulumtimet tregojnë se shumë njerëz e kanë të vështirë të qëndrojnë vetëm me mendimet dhe ndjenjat e…
Endometrioza vazhdon të mbetet një nga sëmundjet kronike më të dhimbshme dhe më pak të kuptuara tek gratë dhe personat me mitër, pavarësisht ndikimit të madh që ka në shëndet dhe cilësinë e jetës. E karakterizuar nga dhimbje të forta pelvike, probleme me fertilitetin dhe vështirësi në përditshmëri, kjo gjendje…
Një studim i ri sugjeron se ndjekja e dietës së njohur si “Planetary Health Diet” gjatë shtatzënisë mund të sigurojë shumicën e lëndëve ushqyese të nevojshme për nënën dhe foshnjën, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit. Hulumtimi është realizuar nga studiues të University College Dublin dhe është publikuar në…
Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të diagnostikimit, duke ofruar shërbime të pandërprera gjatë gjithë vitit. “Reparti i Radiologjisë është një nga shtyllat kryesore të diagnostikimit, duke ofruar shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në…
Një ekip shkencëtarësh nga Filadelfia, SHBA ka krijuar një çamçakëz eksperimental me bazë bimore që synon të ulë ngarkesën virale në gojë, duke kapur dhe neutralizuar viruset para se ato të përhapen. Qëllimi i këtij produkti është reduktimi i transmetimit të viruseve respiratorë përmes pështymës dhe nuk synon të zëvendësojë…
Ulja e nivelit të kolesterolit “të keq” (LDL) nën vlera më të ulëta se sa rekomandimet e mëparshme mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun për ngjarje serioze kardiovaskulare tek personat me arterie të bllokuara, tregon një studim i ri. Gjetjet u prezantuan në një takim të American College of Cardiology, ku…

