- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri në Spanjë ka zbuluar se pasiguria në punë, ngarkesa e lartë dhe kushtet e vështira të punës janë arsyet kryesore pse shumë infermierë po mendojnë të largohen nga profesioni. Sipas hulumtimit, pothuajse katër në dhjetë infermierë planifikojnë të braktisin profesionin brenda dhjetë viteve të ardhshme. Studimi,…
Heqja dorë nga duhani mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit dhe të ulë rrezikun për zhvillimin e demencës në të ardhmen, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Neurology”. Studiuesit ndoqën për rreth 10 vite afro 33 mijë të rritur amerikanë të moshës së mesme…
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka konfirmuar një rast të dytë pozitiv me hantavirus tek qytetarët spanjollë që ndodhen në karantinë në Madrid, pas shpërthimit të virusit të regjistruar në anijen turistike “MV Hondius”. Me këtë rast të ri, numri i të infektuarve mes pasagjerëve spanjollë të evakuuar nga anija…
Dita e Higjienës Menstruale shënohet globalisht më 28 maj për të theksuar rëndësinë e kujdesit menstrual dhe për t’i dhënë fund stigmës rreth menstruacioneve. Sot me rastin e kësaj dite, organizata Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka rikujtuar se në Kosovë, produktet menstruale tatohen si mallra luksi dhe jo…
Greqia është vlerësuar si një vend model në luftën kundër obezitetit tek fëmijët, pas rezultateve të arritura nga programi kombëtar i realizuar në bashkëpunim me UNICEF dhe Ministrinë greke të Shëndetësisë. Rezultatet e programit janë prezantuar në përmbylljen zyrtare të nismës kombëtare kundër obezitetit infantil, e cila u zhvillua në…
Qumështi i parë që prodhohet nga gjiri gjatë shtatzënisë quhet kolostrum. Ai fillon të zhvillohet rreth javës së 16-të të shtatzënisë dhe vazhdon deri në ditët e para pas lindjes së foshnjës. Kolostrumi është i pasur me proteina, yndyrë, energji dhe antitrupa që ndihmojnë në forcimin e imunitetit të të…
Sipas anketës së fundit për kushtet e punës në Evropë, Kosova renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve që ndihen të lodhur emocionalisht në vendin e punës. Përqindjet përfaqësojnë personat që janë përgjigjur “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” kur janë pyetur se sa shpesh ndihen të rraskapitur…
Shkurtimet e mëdha të ndihmës humanitare nga shtetet donatore gjatë vitit 2025 po ndikojnë drejtpërdrejt në përballimin e krizave shëndetësore dhe humanitare në shumë vende të botës. Sipas raportimeve ndërkombëtare, një nga shembujt më shqetësues është shpërthimi i Ebolës në Republika Demokratike e Kongos, ku deri më tani janë raportuar…

