- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i fundit në fushën e bioinformatikës dhe mjekësisë së rrjeteve ka identifikuar disa barna ekzistuese që mund të ngadalësojnë proceset e plakjes. Analiza u bazua në ndërveprimet komplekse midis barnave, rrugëve molekulare dhe gjenetikës, duke zbuluar se disa trajtime mund të reduktuar inflamacionin, stresin oksidativ dhe dëmtimin e…
Heqja dorë nga duhani sjell ndryshime pozitive të dukshme në organizëm shumë shpejt, madje disa ditë pas ndërprerjes së pirjes. Brenda dy deri në tre javë, qarkullimi i gjakut fillon të përmirësohet ndjeshëm, duke rritur furnizimin e indeve me oksigjen dhe duke lehtësuar frymëmarrjen, ndërsa funksioni i mushkërive bëhet më…
Ndërsa mungesa e gjumit është e lidhur me shumë probleme shëndetësore, gjithnjë e më shumë studime po tregojnë se edhe gjumi i tepërt mund të jetë i dëmshëm. Fjetja për më shumë se 9 orë në natë lidhet me rritje të rrezikut për sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe…
Numri i rasteve me kancer të gjirit të trajtuara në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ka shënuar rritje gjatë këtij viti, duke arritur në 73 operime krahasuar me 55 sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online. Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, në një intervistë…
Një ngjarje e rëndë, që ka tronditur thellë një familje, ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një fëmijë i mitur ka humbur jetën në mënyrë tragjike brenda oborrit të shtëpisë së tij. Siç mëson Sinjali, rreth orës 15:00 të datës 27 mars 2026, në rrethana që tashmë po…
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen rreth 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 5 deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi të lehtë deri mesatare,…
Trupi i një gruaje kalon nëpër shumë ndryshime qelizore që përgatitin terrenin për ardhjen e një foshnje, shumë përpara se të shfaqen shenjat e para të shtatzënisë. Një nga proceset më të hershme është implantimi – një hap jetik që ndodh menjëherë pasi një vezë është fekonduar. Fekondimi ndodh kur…
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa pika. Pikat e miratuara janë: · Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të…

