- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se stresi që përjetojnë gratë gjatë shtatzënisë mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin socio-emocional të foshnjave, duke i bërë ato më pak fleksibile dhe me më shumë vështirësi në krijimin e rutinave gjatë vitit të parë të jetës. Hulumtimi, i realizuar nga studiues…
Agjencia Amerikane për Barnat (FDA) ka miratuar ilaçin e parë oral për psoriazën, ndërsa kërkesa për miratimin e tij është dorëzuar edhe në Agjencinë Evropiane për Barnat (EMA) Kompania farmaceutike Johnson & Johnson ka njoftuar se ka marrë miratimin nga Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Barna për ilaçin Icotyde, një…
Për dy javë pushuan.Por të zgjedhurit e popullit tashmë mund t’i kthehen punës në kuvend, të paktën edhe për 34 ditë. Brenda kësaj kohe, deputetët i pret një sfidë që përcakton mandatin e tyre në tempullin e demokracisë. Andaj para se vendi të rrezikoj shkuarjen në zgjedhje, vlerësohet se deputetët…
Mjekja shtatzënë, e cila u sulmua nga qentë endacakë brenda oborrit të Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), është në gjendje stabile dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Shneta zëdhënësja për komunikim në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e cila bëri të ditur…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë janë kryer një sërë shërbimesh mjekësore për pacientët, përfshirë edhe 10 procedura të gastroskopisë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, janë realizuar gjithsej 455 vizita specialistike, ndërsa 33 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, në këtë spital janë…
Qindra pacientë me dyshime për kancer i janë nënshtruar ekzaminimeve të avancuara me PET/CT në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më konkretisht në Mjekësinë Nukleare, duke nxjerr në pah përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje dhe nevojën për diagnostikim të hershëm. Drejtori i Mjekësisë Nukleare në QKUK, Fakir Spahiu, ka…
Një specializante e Internos raportohet se është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht tek Klinika e Ortopedisë. Kështu bëjnë të ditur burime të Klan Kosovës. Bazuar në këto burime, mjekja e re është shtatzënë, dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Emergjente për plagë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete në rrugë një person në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë:Prizren…

