- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë se kanceri mbetet një nga sëmundjet më të shpeshta në Kosovë, me rreth 2,100 raste të reja në vit, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar – 20 mars, rreth…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e domosdoshme të pritet njoftimi apo aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me dekretin e presidentes, duke theksuar se vendimet e këtij institucioni duhet të kuptohen qartë përpara se të ndërmerren hapa të tjerë institucionalë. Ajo ka shprehur…
Një studim ka zbuluar se njerëzit që dëgjojnë muzikë rregullisht mund të kenë një rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar demencë dhe disa kërkime sugjerojnë se ky rrezik mund të ulet deri në rreth 40%. Shkencëtarët besojnë se muzika stimulon disa zona të trurit njëkohësisht, duke ndihmuar në…
Instituti Kombëtar Demokratik dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim hapin javën e gruas. Në hapje drejtoresha e Zyrës NDI në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg, tha se në thelb të saj Java e Gruas ka të bëjë me fuqizimin e demokracisë duke marrë perspektivat e gruas, zërin dhe lidershipin e…
Juria në SHBA: Meta dëmtoi me vetëdije shëndetin mendor të fëmijëve, gjobitet me 375 milionë dollarë
Një juri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur se kompania Meta ka dëmtuar me vetëdije shëndetin mendor të fëmijëve, duke i shqiptuar një gjobë prej 375 milionë dollarësh. Sipas vendimit, kompania ka përdorur praktika të padrejta tregtare, duke shfrytëzuar dobësitë dhe mungesën e përvojës së përdoruesve të mitur.…
13 operime janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë institucion shëndetësor janë realizuar edhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët. Sipas të dhënave, janë kryer 447 vizita specialistike, ndërsa 27 pacientë janë shtruar për trajtim. Aktualisht, në…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë shënuar 13 aksidente trafiku me persona të…
Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Policia e Kosovës. Sipas policisë, viktima ishte hospitalizuar që nga data 09.03.2026 dhe ishte me leje qëndrimi të përkohshëm. Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”. “Prishtinë 24.03.2026-13:15. Raportohet se në QKUK ka ndërruar…

