- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Kosovë është shënuar Dita Botërore e Tuberkulozit. Autoritetet shëndetësore njoftojnë për një ulje të rasteve, por theksojnë se koha optimale për dyshim, diagnostikim dhe trajtim është ende nga 7 deri në 14 ditë. Megjithatë, tuberkulozi mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor në vend. Përgjatë vitit të kaluar…
Rritja e temperaturave dhe moti me diell shpesh shoqërohen me një problem serioz – ndotjen e ajrit. Ditët e fundit, disa vende evropiane si Franca, Gjermania, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar nivele të larta të ndotjes, kryesisht nga grimcat e imëta në ajër. Sipas ekspertëve, këto grimca mund…
Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 12 në 16 gradë. Bëhet e ditur se era do të fryjë…
Ndihma globale për shëndetësinë në vendet me të ardhura të ulëta ka rënë në mënyrë drastike, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2009, sipas një analize të re nga Instituti Amerikan për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME). Financimi arriti kulmin në vitin 2021 me 80.3 miliardë…
Shkencëtarët britanikë kanë përfunduar skanimin më të madh trupor në botë, duke përfshirë 100,000 vullnetarë dhe duke krijuar mbi një miliard imazhe të trurit, zemrës, kockave dhe enëve të gjakut. Të dhënat nga projekti UK Biobank janë tani të hapura për më shumë se 22,000 studiues në mbarë botën dhe…
Një studim i fundit tregon se një në pesë persona mbi moshën 65 vjeç në Zvicër heq dorë nga trajtimet mjekësore për shkak të vështirësive financiare. Më së shumti, kjo ndodh me kujdesin dentar, i cili nuk mbulohet nga sigurimi bazë shëndetësor. Kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar që nga…
Një studim i publikuar në “Annals of Internal Medicine”, tregon se personat që përdorin barna për humbje peshe të klasës GLP-1, si Ozempic, janë më të rrezikuar nga refluksi i rëndë acidik dhe sëmundja kronike GERD (sëmundja gastroezofageale e refluksit). Sipas hulumtuesve nga Qendra për Epidemiologji Klinike në Spitalin e…
Capoeira, një praktikë braziliane që bashkon artin marcial dhe kërcimin, po ndihmon pacientët me sëmundjen e Parkinsonit të përmirësojnë lëvizjen, balancën dhe mirëqenien e tyre emocionale. Nilma Teles de Freitas, një mësuese në pension 80-vjeçare, e diagnostikuar me Parkinson para më shumë se dhjetë vitesh, thotë se më parë rrëzohej…

