- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Autoritetet shëndetësore në Mbretëria e Bashkuar janë duke hetuar një shpërthim të Meningjiti B në juglindje të vendit, ku deri më tani janë raportuar 20 raste të konfirmuara ose të dyshuara, përfshirë dy viktima të reja në qytetin universitar Canterbury. Sipas autoriteteve, 11 raste të tjera janë ende në proces…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit, ky aksion po vazhdon edhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbledhë sot kabinetin qeveritar në një mbledhje të rregullt që pritet të nisë në ora 11:00, ku në rend dite janë gjithsej 17 pika. Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit, ekzekutivi do të shqyrtojë një sërë propozim-vendimesh me rëndësi institucionale dhe zhvillimore.…
Përdorimi i barnave për humbje peshe mund të lidhet me një rrezik më të ulët për çrregullime të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, ankthin dhe vetëdëmtimin, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi i publikuar në The Lancet Psychiatry tregon se medikamentet e grupit GLP-1, veçanërisht ato që përmbajnë Semaglutide, lidhen…
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore. Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-51 km/h. Temperaturat minimale…
Ekspertët theksojnë se zgjedhjet e stilit të jetesës dhe diagnostikimi i hershëm po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, e cila prek rreth 32 milionë njerëz në mbarë botën. Vitet e fundit, shkencëtarët kanë zhvilluar metoda të reja për zbulimin e hershëm të kësaj…
Frikërat dhe ankthi janë pjesë normale e fëmijërisë dhe ndryshojnë ndërsa fëmija rritet dhe zhvillohet. Disa fëmijë përballojnë më lehtë pasigurinë, ndërsa të tjerët mund të kenë vështirësi në menaxhimin e frikërave, gjë që mund të ndikojë në jetën e përditshme. Nëse ankthi i fëmijës është i rëndë dhe ndikon…
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të enjten. Sipas njoftimit të ZKM-së, ajo do të fillojë nga ora 11:00.

