Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Më 17 prill, burime të “Betimit për Drejtësi” brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kanë treguar se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj, do ta punësojë bashkëshorten në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Më 7 maj, po të njëjtat burime kanë përcjellë listën e 15 kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret…

Më shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë. Në raportin 24-orësh të Policisë është thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kompetent. Në raport nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes. Me…

Më shumë

Disa minuta më parë janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijë. Për këtë ka njoftuar ministri për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti. Qeveria në detyrë më 22 maj e ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, vendim që ka nxitur reagime shkaku që në prag…

Më shumë