Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Mette-Marit, siç konfirmoi këtë të martë një përfaqësues i saj për agjencinë gjermane DPA. Për shkak të kësaj situate, princesha 52-vjeçare nuk pritet të marrë pjesë në aktivitetet publike javën e ardhshme, kur çifti mbretëror i Belgjikës do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Norvegji.…

Më shumë

Në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të QKUK-së po zbatohet një qasje moderne dhe multidisiplinare në trajtimin e melanomës malinje, duke kombinuar diagnostikën e avancuar me terapitë më të reja në fushën e onkologjisë. Sipas drejtorit të kësaj klinike, Ilir Kurtishi pacientët tashmë përfitojnë nga metoda inovative trajtimi, përfshirë terapinë…

Më shumë

Në përgjithësi, përdorimi i aspirinës gjatë shtatzënisë nuk rekomandohet, përveç rasteve kur ekzistojnë kushte të veçanta mjekësore. Megjithatë, aspirina me dozë të ulët, zakonisht nga 60 deri në 100 miligramë në ditë, konsiderohet e sigurt dhe shpesh rekomandohet nga mjekët për gra që kanë pasur humbje të përsëritura të shtatzënisë,…

Më shumë