- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ndërsa përdorimi i barnave GLP-1 për humbje peshe vazhdon të rritet, studiuesit po shqyrtojnë ndikimet e mundshme të këtyre medikamenteve në shëndetin e syve. Studime të mëparshme kanë treguar një lidhje të mundshme midis GLP-1 dhe neuropatisë optike ishemike anterior non-arteritike (NAION), një gjendje që mund të çojë në humbje…
Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi ajror të kryer nga forcat ushtarake pakistaneze në një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Kabul, sipas burimeve mjeko-ligjore të cituara nga BBC. Disa trupa ishin të paidentifikueshëm për shkak të plagëve të rënda, ndërsa autoritetet talebane pretendojnë për një…
Zëvendësimi i kyçeve me operacion mund të mos jetë më e vetmja zgjidhje për shumë gjatë. Studiues nga Gjermania, së bashku me ekipet e Duke University dhe Northwestern University, po zhvillojnë trajtime të reja me bazë xheli që synojnë të ndihmojnë kërcin e dëmtuar të riparohet vetë duke përdorur qelizat…
Një studim i ri sugjeron se mësimi i muzikës mund të jetë një nga mënyrat më të shpejta për të nxitur zhvillimin e trurit te fëmijët. Sipas studiuesve, muzika aktivizon më shumë zona të trurit krahasuar me rutinat tradicionale akademike. Ekspertët theksojnë se përfshirja në aktivitete muzikore forcon kujtesën, përqendrimin…
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani dërgohet në gjendje kritike në QKUK, plagë të rënda në shputat e këmbëve
Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është dërguar në Emergjencën Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, duke u gjendur në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike. “Fëmija është nën trajtim intensiv dhe monitorim të vazhdueshëm. Janë kryer…
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu…
Dje, 296 pacientë u nënshtruan analizave laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke kryer gjithsej 3,743 teste. Ky aktivitet është pjesë e shërbimeve të përditshme të spitalit, që përfshijnë vizita specialistike, pranime të reja dhe procedura të ndryshme diagnostikuese. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithashtu 426 vizita specialistike,…
Aktiviteti i gripit në Shtetet e Bashkuara po bie gradualisht, por autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se vaksina e këtij sezoni nuk ka ofruar mbrojtjen e zakonshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Centers for Disease Control and Prevention (CDC), vaksina ka qenë vetëm 25% deri në 30% efektive në parandalimin e…

