Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë derra të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vendet e rajonit, ku janë konfirmuar shpërthime të Mortajës Afrikane të Derrave (ASF). Përmes një njoftimi, AUV…

Më shumë

Venezuela po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme të qershorit ka kaluar në mbi 5 mijë persona të vdekur. Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se numri i…

Më shumë

Pas menopauzës, një grua nuk mund të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale, pasi ovulacioni ndalon përfundimisht. Menopauza konsiderohet e arritur kur menstruacionet mungojnë për 12 muaj rresht. Megjithatë, në disa raste, shtatzënia mund të arrihet përmes teknikave të riprodhimit të asistuar, si fekondimi in vitro (IVF). Pse nuk mund të…

Më shumë