- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale (AI) mund të përdoret për të zbuluar rrezikun e sëmundjeve serioze të zemrës tek gratë, duke analizuar mamografitë që ato bëjnë zakonisht për kontrollin e kancerit të gjirit. Studiuesit zbuluan se kalciumi në arteriet e gjirit, i dukshëm në mamografi, lidhet me…
Gratë që përjetojnë komplikime gjatë shtatzënisë mund të kenë rrezik më të lartë për tension të lartë dhe sëmundje të zemrës në vitet pas lindjes, veçanërisht nëse përjetojnë stres të lartë. Kështu thuhet në një studim të publikuar në revistën Hypertension, sipas American Heart Association. Komplikime si Preeklampsia, lindja e…
8 marsi është shënuar me raste të dhunës në familje. Në tri raste të ndara, dy në Fushë Kosovë e një në Prishtinë, dy persona kanë përfunduar në pranga si të dyshuar. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë. “Fushë Kosovë 08.03.2026-15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull…
Presidenca e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Përmes një reagimi nga presidenca thonë se kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që…
Gjatë muajit të agjërimit shumë qytetarë përballen me shqetësime të ndryshme nga sistemi tretës, veçanërisht – probleme të lukthit. Ndryshimi i ritmit të ushqyerjes dhe mënyra e konsumimit të ushqimit gjatë iftarit dhe syfyrit shpesh ndikojnë në shfaqjen e këtyre shqetësimeve. Gastroenterologu Dr. Genc Paçarizi thotë se ankesat më të…
Në mesin e subjekteve deklaruese për deklarimin e pasurisë janë edhe mjekët dhe profesorët. Sipas Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, këto kategori janë të përfshira në regjistrin e subjekteve deklaruese dhe i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim.Në përgjigjen e APK-së dhënë “Front Online”, thuhet se numri aktual i…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pasuruar me gjashtë mjekë të rinj specialistë, të cilët kanë nisur zyrtarisht punën për të forcuar shërbimet shëndetësore për pacientët. Sipas njoftimit të spitalit, ekipit mjekësor i janë bashkuar: Dr. Linda Carrabregu – oftalmologe, Dr. Kaltrine Camaj Blakaj – gjinekologe, Dr. Melos Kelmendi –…
Ushtrimet nuk fshijnë traumën, por mund të ndihmojnë trurin të reagojë ndryshe ndaj saj. Lëvizja fizike mbështet neuroplasticitetin, rrit BDNF dhe mund të ulë aktivizimin kronik të stresit me kalimin e kohës. Trauma nuk ruhet vetëm si kujtim, por edhe si një reagim i shtuar i sistemit nervor. Aktiviteti i…

