Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Moti në vend gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Sipas Institutit Hidrometerologjik, vranësirat në disa zona mund të shoqërohen edhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato…

Më shumë

Një studim interesant ka analizuar mënyrën se si disa sëmundje ose sindroma fillojnë të diskutohen dhe të përhapen fillimisht në rrjetet sociale. Studiuesit zbuluan se shumë pacientë që përjetojnë simptoma të pazakonta gjejnë komunitete online ku ndajnë përvojat e tyre, shkruan arXiv, transmeton Gazeta Shneta. Në disa raste, këto diskutime…

Më shumë

Një projekt i madh kërkimor ka analizuar më shumë se 65 mijë studime dhe raporte shkencore për të kuptuar më mirë se si zhvillohen dhe lidhen mes tyre sëmundjet neurologjike. Studiuesit përdorën metoda të avancuara të analizës së të dhënave dhe algoritme të inteligjencës artificiale për të shqyrtuar një sasi…

Më shumë

Puna dhe përpjekjet e viteve të fundit në sektorin shëndetësor, kanë ndikuar që interesimi i mjekëve për t’u larguar nga Kosova të jetë në rënie. Kështu vlerëson kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për Indeksonline, duke theksuar se trendi i emigrimit të mantelbardhëve po…

Më shumë