- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri sugjeron se konsumimi kryesisht i tërshërës për vetëm dy ditë mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq” LDL. Sipas hulumtimit nga Universiteti i Bonit, personat me sindromë metabolike që ndoqën një plan ushqimor me 300 gramë tërshërë në ditë për 48 orë panë rënie…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete lidhur me kandidatin e mundshëm për president, teksa po hynte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LVV-së. I pyetur nga gazetarët nëse kandidate për këtë pozitë është Vjosa Osmani, Kurti tha se është duke shkuar në mbledhjen e grupit…
Departamenti i Epidemiologjisë i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka zhvilluar një takim me përfaqësues të iniciativës EuroSAVE të Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropë, si dhe me përfaqësues të Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Klinikës së Pediatrisë, me fokus avancimin e mbikëqyrjes së Infeksioneve të Rënda Akute…
Disa emra të ri për president e deri te opsioni për zgjedhje të reja, por asnjëri opsion nuk po vlerësohet nga qytetarët, pasi që disa nga në një prononcim për Ekonomia Online janë shprehur kundër mundësisë për zgjedhje të reja. Por ata preferojnë që Vjosa Osmani të jetë në krye…
Një numër në rritje shtetesh në Shtetet e Bashkuara po reduktojnë mbështetjen financiare për barnat kundër HIV-it, një zhvillim që ekspertët e shëndetit publik e konsiderojnë shqetësues. Sipas një analize të publikuar më 2 mars nga organizata kërkimore KFF, 18 shtete kanë ndërmarrë masa kursimi në programet e tyre të…
Dita Botërore e Obezitetit shënohet çdo vit më 4 mars dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për obezitetin si një nga sfidat më serioze globale të shëndetit publik. Kjo ditë është vendosur për herë të parë në vitin 2015, me qëllim që të nxisë angazhimin institucional dhe shoqëror për parandalimin dhe…
Kërkimet shkencore po hedhin dritë mbi një fakt të fortë: trauma emocionale nuk lë gjurmë vetëm në psikikë, por mund të shkaktojë ndryshime fizike në ADN, të cilat më pas mund të kalojnë nga një brez te tjetri. Shkencëtarët shpjegojnë se ky proces lidhet me epigjenetikën – mekanizëm biologjik përmes…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe…

