- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar gjetjet e raportit rajonal të “SecuriMeter 2025”, të organizuar nga Regional Cooperation Council (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal), e cila ka realizuar një anketë vjetore për matjet e opinionit publik mbi sigurinë, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet një…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të paguar kujdestaritë dhe ndërrimet për stafin mjekësor. Kjo është konfirmuar nga ud.drejtori i Financave Arsim Qorolli, i cili ka thënë se kjo është pasojë e ligjit të buxhetit i cili ende nuk ka hyrë në fuqi,…
Vdekjet nga infarkti i parë i rëndë i zemrës janë rritur te të rriturit nën moshën 55 vjeç gjatë periudhës 2011–2022, sipas një studimi të ri të publikuar në Journal of the American Heart Association. Analiza përfshiu afro 1 milion shtrime në spital të personave 18–54 vjeç në SHBA dhe…
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo? Kjo pyetje, e shtruar nga Radio Evropa e Lirë në një grup për nënat në Faceboook, nxiti 23 përgjigje dhe disa replika. Me dyshime mbi përbërjen e vaksinave dhe efektin e tyre, disa nëna treguan se nuk i kanë dërguar fëmijët…
Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës e ka zgjedhur Bordin e ri me mandat katër vjeçar të përbërë nga pesë anëtarë. Anëtarë të Bordit janë përzgjedhur Arton Kubati, Fahredin Veseli, Arlinda Shoshi, Vullnet Kusari dhe Donjeta Ahmetaj, shkruan Gazeta Shneta. Bordi është zgjedhur në mbledhjen e Kuvendit të Asociacionit e…
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dorëzuar të enjten padi në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar shfuqizimin e disa dispozitave të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2024 – Bashkëpagesat për Shërbimet Shëndetësore. Padia kundërshton specifikisht pikën 4 të Shtojcës 3 dhe pikën 5 të Shtojcës 4 të…
Një test i thjeshtë gjaku mund të ndihmojë në parashikimin se cilët të moshuar kanë rrezik më të lartë vdekjeje brenda dy viteve, sipas një studimi të ri ndërkombëtar. Hulumtimi, i udhëhequr nga Duke Health në bashkëpunim me Universitetin e Minesotës, identifikoi se molekulat shumë të vogla të ARN-së në…
Të rinjtë në Evropë po përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha të shëndetit mendor krahasuar me brezat më të vjetër, sipas një studimi të ri ndërkombëtar. Hulumtimi i Sapien Labs, që mat Mind Health Quotient (MHQ) përmes anketave globale, tregon se të rriturit mbi 55 vjeç mbeten rreth…

