Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova renditet në vendet më të larta në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë

Lajme 26/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar gjetjet e raportit rajonal të “SecuriMeter 2025”, të organizuar nga Regional Cooperation Council (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal),  e cila ka realizuar një anketë vjetore për matjet e opinionit publik mbi sigurinë, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një komunikate MPB thotë se kjo është edhe një dëshmi tjetër e konfirmimit të progresit që Kosova ka shënuar në fushën e sigurisë publike dhe  besimit në  institucione.

“Ajo që është shumë e rëndësishme në bazë të këtij raporti është se: 64% e qytetarëve në Kosovë deklarojnë se ndihen të sigurt, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon. Në të njëjtin raport theksohet se disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie të ndjesisë së sigurisë, ndërsa Kosova vazhdon të dallohet për stabilitet dhe besim në institucionet e saj të sigurisë. Raporti po ashtu evidenton përpjekjet  që kanë bërë institucionet e Kosovës sa i përket punës dhe prezencës në teren, ku ka një vlerësim të  lartë të kënaqësisë me prezencën dhe patrullimet policore në hapësirat publike, si dhe nivelin më të ulët në rajon të perceptimit për ndërhyrje të padrejta të institucioneve të sigurisë në jetën private. Sipas raportit  besimi i qytetarëve në polici është (70.6%), ndërsa në ushtri (74.6%), që dëshmon edhe një herë profesionalizmin dhe integritetin e institucioneve tona”, thuhet në komunikatën për media të MPB-së.

Në këtë raport janë publikuar edhe të dhëna në aspektin ekonomik dhe social, 58.4% e qytetarëve e konsiderojnë Kosovën vend të sigurt për të jetuar, ndërsa 80.5% shprehen se nuk kanë plan të emigrojnë,  një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet paraprake.

“Po ashtu, qytetarët në Kosovë shfaqin nivelin më të ulët të shqetësimit në rajon lidhur me qeverisjen, korrupsionin dhe ndikimet e jashtme, duke reflektuar përmirësim të perceptimit për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në të gjeturat kryesore nga ky raport.

Një aspekt tjetër, që ka trajtuar raporti është se  qytetarët e Kosovës nuk e perceptojnë ardhjen e të huajve si kërcënim për sigurinë apo stabilitetin ekonomik. Gjatë vitit 2024 janë lëshuar 8,293 leje qëndrimi për shtetas të huaj, prej të cilave 3,974 për qëllime punësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane të menaxhimit të migratëve.

“Ajo që është shumë e rëndësishme që ka nxjerrë raporti, është edhe  orientimi  strategjik i Qeverisë së Kosovës, të cilët e konfirmojnë edhe orientimin e qartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik, ku është konstatuar nivel i lartë besimi në anëtarësimin në Bashkimin Evropian me  (71.0%) dhe veçanërisht anëtarësimin në NATO me (90.8%)”përfundon komunikata.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej reformat në sektorin e sigurisë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. MPB do të vazhdojë të punojë me përkushtim për një Kosovë të sigurt, demokratike dhe të integruar në strukturat euro-atlantike.

Artikulli paraprakSHSKUK s’ka buxhet të mjaftueshëm për t’i paguar kujdestaritë dhe ndërrimet
Artikulli i rradhës “Qysh je sot?” – Lansohet platforma për promovimin e shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Vlorë: 19-vjeçari pëson arrest kardiak në det, ndërhyrja e shpejtë ia shpëton jetën

05/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/07/2026 Lajme

Prishtinë: Digjen mbeturinat buzë një kompleksi banesor, dyshohet se flakët kanë prekur edhe katin e parë

04/07/2026 Lajme

Dogana e Kosovës zbulon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë

04/07/2026 Lajme

Vjedhje brenda spitalit në Mitrovicën e Veriut: Pacientes ia marrin kuletën me dokumente dhe kartelë bankare

04/07/2026 Lajme

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

04/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.