Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar mbi 2 mijë e 600 ekokardiografi, sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor. Ekokardiografia konsiderohet një nga mjetet kryesore diagnostikuese në kardiologji, pasi mundëson vlerësimin e strukturës dhe funksionit të zemrës. Gjatë procedurës, mjekët specialistë përdorin sondën e ekos për…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar…

Më shumë

Kanceri është shkaku nr 2 i vdekjeve në SHBA pas sëmundjeve të zemrës. Ai ndikon në mënyrën si qelizat tona rriten e më pas ndahen duke i kthyer ato në të dëmshme. Esencialisht të gjitha llojet e kancerit janë si rezultat i dëmtimit të ADN-së ose një mutacioni gjenetik të…

Më shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët. “Temperaturat minimale:-3 deri 0°C, temperaturat maksimale: 8 deri 11°C, Era: nga verilindja 1-4m/s”, njofton IHMK.

Më shumë

Gati gjashtë në dhjetë gra në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojnë një formë të sëmundjeve të zemrës në 25 vitet e ardhshme, sipas një raporti të ri të publikuar nga American Heart Association. Raporti, i botuar në revistën shkencore Circulation, tregon se kjo rritje lidhet kryesisht me shtimin e…

Më shumë