Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gati 6 në 10 gra pritet të zhvillojnë sëmundje të zemrës

Jetë 25/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gati gjashtë në dhjetë gra në Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojnë një formë të sëmundjeve të zemrës në 25 vitet e ardhshme, sipas një raporti të ri të publikuar nga American Heart Association.

Raporti, i botuar në revistën shkencore Circulation, tregon se kjo rritje lidhet kryesisht me shtimin e rasteve të tensionit të lartë të gjakut.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2050 afro 60% e grave mund të kenë hipertension, krahasuar me rreth 50% në vitin 2020.

Studiuesit paralajmërojnë se trendi do të shoqërohet edhe me rritje të diabetit dhe obezitetit.

Autorja kryesore e studimit, Karen Joynt Maddox, theksoi se aktualisht më shumë se 62 milionë gra në SHBA jetojnë me një formë të sëmundjes kardiovaskulare, me një kosto vjetore që arrin të paktën 200 miliardë dollarë.

Sipas saj, nëse trendjta aktuale vazhdon, shifrat do të rriten ndjeshëm në dekadat e ardhshme.

Parashikimet tregojnë gjithashtu se:

mbi 25% e grave pritet të kenë diabet (nga rreth 15% aktualisht);

më shumë se 60% do të përballen me obezitet (nga rreth 44% sot).

Ekspertët paralajmërojnë se ndikimi do të prekë edhe brezat më të rinj. Deri në vitin 2050, rreth 32% e vajzave të moshës 2–19 vjeç parashikohet të kenë obezitet, kryesisht për shkak të mungesës së aktivitetit fizik dhe dietës së dobët.

Sipas presidentes vullnetare të American Heart Association, Stacey Rosen, sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve te gratë dhe rreziku numër një për shëndetin e tyre. Ajo theksoi se faktorët e rrezikut fillojnë herët në jetë, madje edhe te vajzat e reja.

Raporti vë në pah edhe pabarazi të theksuara racore.

Gratë me ngjyrë pritet të preken në mënyrë disproporcionale, me normat më të larta të hipertensionit, obezitetit dhe diabetit që parashikohen te gratë afro-amerikane.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se deri në 80% e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru mund të parandalohen përmes sjelljeve të shëndetshme, si ushqyerja e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt dhe ndërprerja e duhanit.

Ekspertët nënvizojnë se përmirësimi i parandalimit mbetet mënyra më efektive dhe më pak e kushtueshme për të frenuar këtë trend shqetësues.

Artikulli paraprakBE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Artikulli i rradhës Mot sot kryesisht i vranët

Ju sugjerojmë

Konsumimi i moderuar i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë

02/07/2026 Jetë

Studim: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me ndryshime në trurin e fëmijëve të vegjël

02/07/2026 Jetë

Reagimi i shpejtë i nënës ndaj foshnjës mund të ulë rrezikun e problemeve të shëndetit mendor

02/07/2026 Jetë

Vaksina BCG mund të “riprogramojë” imunitetin e trurit dhe të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve neurologjike

02/07/2026 Jetë

Ekspertët: Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të përdorin fare ekrane

02/07/2026 Jetë

Kreatina mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit, por provat ende nuk janë të mjaftueshme

01/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.