- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një grua 42-vjeçare në Shtetet e Bashkuara u diagnostikua me kancer të gjëndrës tiroide pas një simptome që fillimisht u duk krejtësisht e padëmshme: ndryshim i lehtë dhe i vazhdueshëm i zërit. Për disa muaj, ajo kishte zë të ngjirur, pa dhimbje dhe pa probleme të tjera shëndetësore, çka bëri…
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit dhe format e tjera të kufizimit të kontrolluar të ushqimit mund të sjellin përfitime të rëndësishme për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Sipas specialistëve të intervistuar, periudhat e gjata pa ushqim i japin trupit mundësinë të kalojë nga procesi i vazhdueshëm i tretjes në një fazë “riparimi”,…
Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) në shëndetësi po shënon përparime të rëndësishme, veçanërisht në vendet dhe rajonet ku mungon qasja e shpejtë te mjekët specialistë. Sipas hulumtimeve të fundit, sistemet e bazuara në AI po ndihmojnë në identifikimin e hershëm të sëmundjeve dhe në përmirësimin e vendimmarrjes klinike, shkruan Nature,…
Ushtrimet e kontrolluara të frymëmarrjes po konsiderohen gjithnjë e më shumë si një metodë efektive për reduktimin e stresit dhe ankthit. Ato ndihmojnë në aktivizimin e sistemit nervor parasimpatik, i cili qetëson organizmin. Studime klinike kanë treguar se praktika e rregullt e frymëmarrjes së thellë ul presionin e gjakut dhe…
Shkencëtarët po punojnë në zhvillimin e një vaksine të ashtuquajtur “universale”, e cila synon të mbrojë organizmin kundër një game të gjerë virusesh respiratore, përfshirë viruset që shkaktojnë gripin sezonal dhe të ftohtin e zakonshëm. Ndryshe nga vaksinat tradicionale që targetojnë një virus specifik, kjo qasje e re synon pjesë…
Konsumi i moderuar i kafesë është lidhur me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë Parkinsonin dhe Alzheimerin. Kjo është bërë e ditur nga disa studime afatgjata që kanë analizuar zakonet ushqimore të mijëra individëve, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta. Kafeja përmban kafeinë dhe…
Vitamina D luan rol kyç në funksionimin e sistemit imunitar, ndërsa mungesa e saj është lidhur me rrezik më të lartë për infeksione respiratore dhe sëmundje sezonale. Studime të shumta tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D ndikojnë në dobësimin e përgjigjes imunitare, duke e bërë organizmin më të…
Lënia e duhanit sjell përfitime të menjëhershme shëndetësore, madje që në 24 orët e para pas ndërprerjes. Sipas ekspertëve, nivelet e monoksidit të karbonit në gjak fillojnë të bien brenda një dite. Pas disa ditësh, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe funksioni i mushkërive, ndërsa rreziku për infarkt dhe goditje në…

