- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të premten parashikohet depërtimi i një sistemi frontal nga perëndimi drejt lindjes gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, me ç’rast priten reshje shiu, lokalisht në formë rrebeshe. Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me kthjellime, ndërsa në disa zona reshjet e shiut do të vazhdojnë. Në zonat…
Një studim i ri sugjeron se ekspozimi i gjatë ndaj plumbit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës në moshë të shtyer. Hulumtimi, i botuar në “Alzheimer’s & Dementia: The Journal of the Alzheimer’s Association”, tregon se njerëzit me nivelet më të…
Një studim i ri sugjeron që të rriturit që kryejnë ushtrime aerobike rregullisht për një vit kanë trurin që duket rreth një vit më i ri në imazhet MRI krahasuar me ata që nuk ushtrohen. Sipas burimit Very Well Health, studimi përfshiu të rritur nga mosha 26 deri në…
Studime të reja tregojnë se farat e kuminit të zi mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit, triglicerideve dhe nivelit të LDL (“i keq”), ndërsa rrisin HDL (“i mirë”). Sipas burimit Very Well Health, një hulumtim i vogël me 42 pjesëmarrës, kryesisht të moshave 20 deri në 50 vjeç, tregoi…
Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, Jasper Jeffers ka deklaruar se Kosova është zotuar për të dërguar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë. Siç tha ai në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, janë pesë shtetet e para…
Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të trurit dhe mënyrës se si përpunon informacionin. Mes tjerash, ekziston në spektrum që do të thotë se manifestimet ndryshojnë shumë nga një person tek tjetri. Shenjat e hershme shpesh shfaqen gjatë 1–2 viteve të para të…
Hulumtimet e reja sugjerojnë se, sidomos për personat që duan të humbin peshë, thënia se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës mund të jetë e vërtetë. Një studim i vogël ka treguar se njerëzit me mbipeshë dhe obezitet që konsumonin rreth 45% të kalorive ditore në mëngjes dhe…
Parlamenti zviceran po shqyrton kufizimin e rritjes së vazhdueshme të kostove të kujdesit shëndetësor duke dhënë zbritje për ilaçet më të shitura në vend. Qeveria tani po e paraqet këtë masë në një proces konsultimi. Vitin e kaluar, parlamenti federal miratoi një paketë masash të hartuara për të ulur kostot…

