Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në Shërbimin e Patologjisë në Spitalin e Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm Dr. Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 1,373 PAP teste. Sipas të dhënave nga ky institucion, në kuadër të programit për skriningun dhe zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës janë realizuar edhe…

Më shumë

Ekspozimi për vite me radhë ndaj ndotjes së ajrit lidhet me rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit , sipas një studimi të publikuar në PLOS Medicine. Studiuesit nga Emory University analizuan të dhënat e mbi 27 milionë personave mbi 65 vjeç dhe zbuluan se ata që…

Më shumë

Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ku ka mundësi për ndonjë reshje të izoluar bore në lokalitete, sidomos në zonat malore. Më pas, në orët vijuese priten vranësira të pjesshme, të cilat gradualisht do të tërhiqen. Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë…

Më shumë