- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot është mbajtur pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Në këtë pritje morën pjesë përfaqësues të partive dhe të institucioneve, raporton Ekonomia Online. E para e vendit, Vjosa Osmani, para të pranishmëve tha se sot…
Një program me inteligjencë artificiale mund të parashikojë se cilët pacientë kanë më shumë rrezik për komplikime serioze dhe për humbje jete pas transplantimit të qelizave të gjakut ose palcës së eshtrave. Sipas burimit Medical News Today, duke kombinuar biomarkerët me faktorët klinikë, modeli parashikoi rezultatet më saktë sesa të…
“Liria Ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në njoftimin e tyre theksohet se “sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe të dhënave nga terreni, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë…
Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit Evropian. Në vitin 2022, vetëm 9% e paketave ilegale ishin nga BE-ja, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër arriti 40%. Paketat vijnë kryesisht nga Francë dhe Gjermani, ndërsa dërgesat nga India dhe Europa Lindore…
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se më 18 shkurt 2026 do të mbahen zgjedhjet për Kuvendin e saj, në kuadër të Legjislaturës së IV. Procesi zgjedhor do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 15:00. Përmes një njoftimi zyrtar, OMK u ka bërë thirrje të gjithë…
Një studim i ri tregon se humbja e dëgjimit lidhet me rënien njohëse përmes ndryshimeve të përbashkëta në tru. Studiuesit zbuluan se atrofia strukturore dhe ulja funksionale në zona të caktuara të trurit shoqërohen si me përkeqësimin e dëgjimit ashtu edhe me dëmtimin kognitiv, shkruan burimi Medical News Today transmeton…
Një studim i ri sugjeron se nivelet e larta të një markeri në analizat rutinë të jashtëqitjes, që tregon inflamacion në zorrë, lidhen fort me rrezik më të madh për përkeqësime të sëmundjes inflamatore të zorrëve (IBD), edhe kur personat nuk kishin simptoma. Ky marker mund të parashikojë përkeqësime të…
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se është një kënaqësi e madhe që të jetë në Kosovë për të festuar 18 vjetorin e pavarësisë. Ajo ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të qëndrojnë afër në mbrojtje të vetëvendosjes, paqes dhe sigurisë së përbashkët. Kearns ka thënë se s’mund të…

