- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat pritet që në disa zona të sjellin riga të herëpashershme shiu, ndërsa intervalet me kthjellime do të jenë të pakta, përcjell Gazeta Shneta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 7°C deri…
Urologu Prof. Ass. Dr. Fahredin Veselaj, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë është realizuar operacioni TUR BT + Nephreureterectomi me një prerje. “Për herë të parë në Kosovë realizohen operimet e kombinuara TUR BT + Nephreureterectomi me një prerje. TUR BT i shoqëruar me resekcion edhe te…
Një raport i fundit global ka bërë të ditur se 2.2 miliardë njerëz jetojnë në zona ku uji i pijshëm nuk është i sigurt, ndërsa 1.1 miliardë prej tyre nuk kanë qasje në ujë të trajtuar. Ky problem ka pasoja serioze për shëndetin publik, duke shkaktuar rreth 485,000 vdekje çdo…
Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjioze Nature Human Behaviour po ndryshon mënyrën se si shihet demenca në mbarë botën. Sipas analizës së kryer nga studiues të Sun Yat-sen University, rreth një e treta e rasteve globale të demencës nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundje neurologjike, por me probleme…
Kryetarja e Washington, DC, Muriel Bowser, ka shpallur zyrtarisht 17 shkurtin 2026 si “Kosovo Independence Day” në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në dokumentin e shpalljes theksohet se që nga deklarimi i pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka bërë përparim të dukshëm në promovimin e…
Një studim i madh ndërkombëtar, i cili përfshiu 120,000 njerëz nga 20 vende të ndryshme, ka zbuluar se depresioni dhe ankthi kronik janë faktorë të rëndësishëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës, një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë. Hulumtimi tregoi se njerëzit që vuajnë nga depresioni i vazhdueshëm…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rastet e kancerit globalisht pritet të arrijnë 29.5 milion në vitin 2040, nga 19.3 milion në vitin 2020. Numri i vdekjeve gjithashtu do të rritet nga 10 milion në vitin 2020 në 16 milion në vitin 2040. Ky rritje e shpejtë e sëmundjes…
Studimet e fundit të botuara tregojnë se meshkujt fillojnë të shfaqin simptomat e para të sëmundjeve të zemrës rreth shtatë vjet më herët se gratë. Ky ndryshim lidhet me faktorë biologjikë, hormonalë dhe mënyrën e jetesës, dhe ka implikime të rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan…

