- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Arben Vitia do të jetë edhe për një mandat në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Mandatari për kryeministër Albin Kurti, pritet ta propozojë Arben Vitinë edhe për një mandat në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ka marr vesh Gazeta Shneta nga burime. Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka dorëzuar kërkesën për…
Janë zgjedhur pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, nga legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur: Ardian Gola Nga Partia Demokratike është zgjedhur: Vlora Çitaku Nga Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedhur: Kujtim Shala Nga komunitetet jo shumicë janë zgjedhur: Slavko Simic dhe,…
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetar e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 66 vota ‘’për’’. Kundër ishin 44 deputetë, dhe 8 ishin abstenime.
Në seancën konstituive të legjislaturës se dhjetë deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 28 dhjetor, kanë bërë betimin e tyre, raporton EO. Deputeti i VV-së Adnan Rrustemit pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, tha se kanë…
Është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikim të mandatëve. Secili grup parlamentar e ka nga një përfaqësues. Komisioni do të përbëhet nga: – Adnan Rrustemi (VV) – Përparim Gruda (PDK) – Armend Zemaj (LDK) – Albana Bytyqi (AAK). – Si dhe përfaqësuesit e komuniteve joshumicë. Për këtë komision votuan 118…
Edhe pse qumështi i gjirit është më i preferuari për foshnjat, ndonjëherë ushqyerja me gji nuk funksionon ose nuk rekomandohet. Një alternativë e sigurt është qumështi i pompuar nga gjiri (EBM) ose formula infantile, dhënë përmes shishes. Disa gra nuk mund të ushqejnë me gji ose zgjedhin të mos e…
Ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj të institucionit ligjvënës, raporton Ekonomia Online. Sipas rregullores së Kuvendit, rendi i ditës përmban katër pika kryesore dhe Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve. Seanca do…
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur shkurt teksa ka hyrë në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive. Kurti ka thënë se do të synojnë të jenë të suksesshëm për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe më pas edhe për krijimin e Qeverisë së…

