- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur shkurt teksa ka hyrë në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive. Kurti ka thënë se do të synojnë të jenë të suksesshëm për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe më pas edhe për krijimin e Qeverisë së…
Kontraksionet Braxton Hicks janë të njohura si kontraksione “false” ose “praktike” gjatë shtatzënisë. Ato ndodhin kur muskujt e barkut shtrëngohen dhe ndihmojnë trupin të përgatitet për lindjen duke tonifikuar mitrën, por nuk shkaktojnë lindje dhe nuk tregojnë fillimin e saj. Ndjesia e tyre është sikur muskujt e barkut të shtrëngohen,…
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, por deputetja Mimoza Kusari derisa po hynte në objektin e Kuvendit tha se mund të mbahet edhe seanca në të cilën do të hidhej në votim formimi i Qeverisë, raporton Ekonomia Online. “Sot kemi…
Një studim i ri tregon se personat me obezitet kanë 70% më shumë rrezik të përjetojnë infeksione serioze, ndërsa një në dhjetë vdekje nga sëmundjet infektive në nivel global mund të lidhet me obezitetin. Studimi, botuar në “The Lancet”, analizoi të dhëna nga mbi 67,000 të rritur në Finlandë dhe…
Fruthi vazhdon të mbetet një problem serioz shëndetësor në Evropë, pavarësisht rënies së rasteve gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin paraprak. Agjencitë shëndetësore paralajmërojnë se hezitimi ndaj vaksinimit po ushqen përhapjen e sëmundjes dhe rreziku i shpërthimeve mbetet i lartë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2024 në Evropë u raportuan…
Me fillim prej orës 17:00 do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.Rendi i ditës, sipas rregullores, përmban katër pika. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Rendi i ditës i kësaj seance: 1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e…
Gjatë muajve të dimrit, shumë persona përballen me thatësi, kruarje dhe irritim të lëkurës. Temperaturat e ulëta, era e ftohtë dhe ajri i thatë në ambiente të mbyllura ndikojnë drejtpërdrejt në dobësimin e pjesës mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë më të ndjeshme dhe më të prirur ndaj problemeve…
Janë ekzekutuar mjetet financiare nga Thesari i Shtetit për pacientët me sëmundje malinje, pas vendimit social të marrë më herët nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Sipas vendimit të komunës, personat që përballen me sëmundje malinje kanë të drejtë të përfitojnë 500 euro ndihmë financiare një herë në…

