Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Studiuesit nga Koreja e Jugut kanë treguar se qelizat kancerogjene nuk është e nevojshme gjithmonë të shkatërrohen, ato mund të rikthehen në gjendjen normale dhe ky është një lajm i mirë. Duke përdorur modele digjitale “binjake” të rrjeteve gjenetike, ekipi simuloi sjelljen e qelizave kancerogjene dhe kërkoi pika kontrolli në…

Më shumë

Një tender për furnizim me pajisje mjekësore për nevojat e SHSKUK-së është shoqëruar me dyshime serioze për dokumente të rreme. Organi Shqyrtues i Prokurimit ka konfirmuar se certifikatat CE të paraqitura nga një konzorcium operatorësh kanë qenë false. Megjithatë, pavarësisht këtij konstatimi, OSHP ka refuzuar kërkesën për diskualifikim të kompanive,…

Më shumë

Një rast i rëndë është shënuar në Gjakovë gjatë ditës së martë. Një pacient i cili ishte në kujdesin intensiv në Spitalin e Gjakovës, ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi rastin. “Është raportuar se…

Më shumë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar…

Më shumë

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga dhimbjet e forta të migrenës dhe shpesh e kanë të vështirë të gjejnë lehtësim. Por kërkimet shkencore po hapin rrugë për terapi të reja kundër kësaj gjendjeje dobësuese neurologjike. Edhe pse migrena është shumë e përhapur, shkaqet e saj…

Më shumë