Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së martës zonën Prizren–Shtërpcë, rreth orës 22:05, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të Kosovës dhe rajonit. Pas tërmetit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një apel për qytetarët, duke kërkuar qetësi…

Më shumë

Të mërkurën parashikohet mot me vranësira të shpeshta, me ndonjë interval kohor me diell në disa lokalitete, ndërsa herë pas here priten edhe reshje lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C…

Më shumë

Një tërmet është ndier në Kosovë rreth orës 22:00 të martën.  Nuk dihet epiqendra e saktë. Sipas Qendrës Sizmiologjike, tërmeti ishte 4.6 ballë. Dridhje janë ndier edhe në Maqedoninë e Veriut. #Earthquake (#tërmet, #земјотрес) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M4.7 || 23 km SE of #Prizren (#Kosovo) || 4 min…

Më shumë