Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë përfunduar me sukses provimin specialistik dy anesteziologe brenda një dite. Kështu ka njoftuar Dr. Agreta Gecaj-Gashi, kryesuese e komisionit të provimit specialistik, shkruan Gazeta Shneta. “Sot na u shtuan dy anesteziologe/intensiviste të shkëlqyeshme Dr Aríjetą R Temąj dhe Dr Gresa Thaqi. Me krenari…

Më shumë

Astma është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton ngushtimin e tyre te fëmijët. Kjo ndodh për shkak të ënjtjes dhe inflamacionit të mukozës së rrugëve të frymëmarrjes, shtrëngimit të muskujve përreth tyre dhe bllokimit me mukus. Astma prek rreth 1 në 5 fëmijë. Simptoma më e zakonshme te…

Më shumë

Procesi i lidhjes dhe kontaktit është një marrëdhënie emocionale mes prindit dhe foshnjës, e cila fillon shumë përpara lindjes. Kjo lidhje është thelbësore si për mirëqenien emocionale të prindit, ashtu edhe për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës, duke vendosur themelet e marrëdhënies që do të zgjasë gjithë jetën. Nuk është…

Më shumë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se ka përfunduar pastrimi i rrënojave pranë Klinikës së Pulmologjisë. Sipas QKUK-së, kjo hapësirë për një kohë të gjatë ka paraqitur rrezik për pacientët, përcjellësit dhe stafin e QKUK-së, për shkak të pranisë së qenve endacakë dhe elementeve potencialisht keqbërëse. “Me këtë ndërhyrje…

Më shumë