- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim klinik i ri sugjeron se kombinimi i një vaksine të personalizuar me teknologji ARNm dhe imunoterapisë mund të përmirësojë ndjeshëm mbijetesën dhe të ulë rrezikun e rikthimit të melanomës, formës më agresive të kancerit të lëkurës. Melanoma ka aftësinë të përhapet shpejt në organe të tjera të trupit,…
Një studim i ri tregon se të rriturit që kryejnë rreth 560 deri në 610 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar ose të lartë në javë mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me më shumë se 30% krahasuar me personat joaktivë. Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) rekomandon…
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta., Siç raporton TopChanel, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar me virusin Ebola dhe se aktualisht nuk ka dëshmi për transmetim lokal të sëmundjes. Sipas institutit, rreziku për popullatën mbetet shumë i ulët. Megjithatë, për shkak të shpërthimit të sëmundjes…
Rekomandimet për moshën e fillimit dhe shpeshtësinë e mamografive vazhdojnë të jenë objekt debatesh mes organizatave mjekësore, duke krijuar shpesh paqartësi për gratë. Megjithatë, shumica e ekspertëve bien dakord se zbulimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më efektive për të ulur vdekshmërinë nga kanceri i gjirit. Sipas udhëzimeve më…
Hipertensioni, ose tensioni i lartë i gjakut, prek rreth 1.4 miliardë të rritur në mbarë botën dhe është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për infarktin e zemrës, goditjen në tru, dështimin e zemrës dhe sëmundjet e veshkave. Përveç barnave dhe ndryshimeve në stilin e jetesës, një studim i ri…
Gratë me mbipeshë ose obezitet që përdorin barna të grupit GLP-1, si Ozempic, Wegovy apo Zepbound, mund të kenë rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit, sugjeron një studim i ri i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO). Sipas hulumtimit, gratë që…
Marka e njohur e kujdesit për lëkurën CeraVe, një nga më të rekomanduarat në SHBA, po përballet me 6 padi federale lidhur me pretendimet se në disa nga produktet e saj mund të formohet një substancë kancerogjene. Produktet e përmendura janë: Acne Foaming Cream Cleanser Acne Foaming Cream Wash Përbërësi…

