Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Sot në vend parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.Vranësirat, në disa zona, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë…

Më shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se gjatë kësaj fundjave, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu vende-vende. Sipas parashikimit, të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. “Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale 2 deri…

Më shumë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë nisur një inspektim të përbashkët lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve, me fokus të plotë në mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë…

Më shumë

Një foshnje transverse qëndron anash në mitër. Shumica e foshnjave rrotullohen kokë-poshtë para lindjes, por nëse foshnja mbetet anash në tremujorin e fundit, profesionistët shëndetësor mund të sugjerojë metoda për rrotullim, si versioni cefalik eksterior (ECV) ose lindje cezariane. Disa zakone të përditshme mund të ndihmojnë foshnjën të marrë pozicionin…

Më shumë