- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një konduktor i trenit ka humbur jetën pasi u sulmua nga një pasagjer që nuk kishte biletë. Incidenti ndodhi gjatë kontrollit të biletave në një tren rajonal që sapo kishte nisur nga stacioni i Landstuhl. Kur konduktori i kërkoi të…
Tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale. Pas lëkundjeve ka reaguar edhe…
Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të…
Një studim i ri shqyrton ndryshimet në rrezikun e sëmundjeve të zemrës midis burrave dhe grave, duke treguar se burrat përballen me një rrezik të shtuar shumë më herët se sa pritej. Studimi, i publikuar në “Journal of the American Heart Association”, tregon se 5% e burrave zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare…
Gratë në menopauzë përballen me simptoma të ndryshme, përfshirë fitimin e peshës, dhe shpesh është e vështirë të humbasin kilogramët e shtuar për shkak të ndryshimeve hormonale dhe metabolike. Për të ndihmuar në humbjen e peshës pas menopauzës, disa gra po përdorin medikamente GLP-1, si Wegovy dhe Zepbound. Një studim…
Shkaqet e demencës janë të ndërlikuara, por një pjesë e madhe e rasteve lidhen me faktorë rreziku që mund të modifikohen. Një studim i ri nga Spitali Universitar Skåne në Suedi tregon se rreth 45% e rrezikut për zhvillimin e demencës vjen nga faktorë që mund të kontrollohen ose të…
Një studim i ri paralajmëron se nëse shkurtimet aktuale të ndihmës ndërkombëtare për zhvillim vazhdojnë, rreth 22.6 milion njerëz në 93 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të vdesin deri në vitin 2030, përfshirë 5.4 milion fëmijë nën pesë vjeç. Në vitin 2023, ndihma zyrtare për…
Një studim i ri tregon se terapia me aspirinë me dozë të ulët nuk ul rrezikun e përgjithshëm të kancerit tek të moshuarit. Për më tepër, pjesëmarrësit që përdorën aspirinë gjatë studimit shfaqën një rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri. Megjithatë, pas ndalimit të aspirines, nuk u vunë…

