- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri paralajmëron se nëse shkurtimet aktuale të ndihmës ndërkombëtare për zhvillim vazhdojnë, rreth 22.6 milion njerëz në 93 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme mund të vdesin deri në vitin 2030, përfshirë 5.4 milion fëmijë nën pesë vjeç. Në vitin 2023, ndihma zyrtare për…
Një studim i ri tregon se terapia me aspirinë me dozë të ulët nuk ul rrezikun e përgjithshëm të kancerit tek të moshuarit. Për më tepër, pjesëmarrësit që përdorën aspirinë gjatë studimit shfaqën një rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri. Megjithatë, pas ndalimit të aspirines, nuk u vunë…
Një dietë dyditore vetëm me tërshërë rezultoi në ulje të nivelit të kolesterolit që zgjati për gjashtë javë, sipas një studimi të ri. Pjesëmarrësit me sindromë metabolike – karakterizuar nga presion i lartë gjaku, yndyra e lartë në gjak, sheqer i lartë dhe mbipesha – që ndoqën dietën me tërshërë,…
Studiues nga Universiteti i Cambridge-it në Mbretërinë e Bashkuar analizuan ndikimin e menopauzës mbi trurin, duke përfshirë gra që përdornin terapi hormonale (HRT) dhe ato që nuk e përdornin. Menopauza lidhet me ulje të vëllimit të masës gri në rajone të trurit që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit. Megjithëse gratë…
Një analizë e re dhe madhore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) nxjerr në pah një fakt domethënës: deri në katër nga çdo dhjetë raste të reja kanceri në nivel global mund të parandalohen përmes zgjedhjeve të shëndetshme të stilit të jetesës…
Një studim i ri paralajmëron se ushqimet ultra të përpunuara mund të ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë e personave që kanë kaluar kancerin. Sipas hulumtimit të publikuar më 4 shkurt 2026 në revistën Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention, të mbijetuarit nga kanceri që konsumojnë sasi të larta ushqimesh ultra të përpunuara…
Gjatë vitit 2024, në Kosovë janë regjistruar 3,644 raste të reja me kancer, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara ka arritur në 4.620, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kancerit. Sipas të dhënave zyrtare, 1,866 raste të reja janë regjistruar…
Dr. Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetësisë Publike ka shkruar për virusin e njohur si “Nipah” i cili përhapur në Indi. Ramadani ka thënë se në Evropë, Kosovë dhe Shqipëri rreziku nga ky virus është shumë i ulët. Ai ka bërë të ditur se në Kosovë e Shqipëri nuk jeton…

