Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Ginsengu është një nga suplementet ushqimore më të njohura në botë, i njohur për vetitë antioksiduese, anti-inflamatore dhe potencialin kundër kancerit. Një studim i fundit nga “Universiteti Oberta de Catalunya (UOC)”, i publikuar në revistën “Nutrients”, tregon se ky suplement mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme edhe për ata që…

Më shumë

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr pjesëmarrjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një shqetësim për shëndetin publik global, sipas ish-kreu të Komisionit për Vaksinat në CDC dhe ish-zyrtarit të Shëndetësisë së Shtëpisë së Bardhë, Dr. Dimitris Daskalakis. Daskalakis, specialist i sëmundjeve infektive dhe ish-kryesues i Qendrës…

Më shumë

Një spital në Spanjë ka realizuar një arritje të rëndësishme mjekësore, duke kryer transplantimin e parë në botë të fytyrës me inde nga një dhurues që kishte përfituar vdekjen me asistencë mjekësore, një procedurë e ligjshme në vend që nga viti 2021. Operacioni u krye në Spitalin Universitar Vall d’Hebron…

Më shumë