- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Ti humbet një litër të plotë ujë çdo natë vetëm duke fjetur, gjë që e bën hidratimin në mëngjes më të rëndësishëm se kurrë për rikuperimin e trupit. Trupi i njeriut mbetet jashtëzakonisht aktiv edhe gjatë pushimit, duke kryer procese thelbësore mirëmbajtjeje që përfshijnë humbje të konsiderueshme të lëngjeve. Çdo…
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi jo të mirë të ajrit. Bazuar në të dhënat e fundit të ‘IQ AIR’ , Kosova renditet në vendin e 44-të për nga cilësia e ajrit në botë. Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar të dhënat për shërbimet e ofruara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit, 304 pacientë kanë kryer gjithsej 3,634 analiza laboratorike. Gjatë kësaj kohe janë realizuar 548 vizita specialistike, ndërsa 52 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, në këtë institucion janë të…
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar…
Konsumimi i moderuar i lëngjeve 100 për qind natyrale nga frutat dhe perimet mund të sjellë përfitime shëndetësore, por ekspertët paralajmërojnë se sasia është vendimtare. Lëngjet e frutave janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz – nga një gotë lëng portokalli në mëngjes, te lëngu i mollës për fëmijët apo…
Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se të vetmet shtete që nuk kanë përfituar nga Plani i rritjes vazhdojnë të mbesin Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Komisioni bëri të ditur se ka miratuar 6 agjenda të reformave dhe se deri më tani vetëm katër shtete kanë përfituar. Komisioni tha se është…
Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës. Në orët e hershme të mëngjesit pritet të ketë ngrica, çka kërkon kujdes të shtuar, sidomos për pjesëmarrësit në trafik. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin…
Statinat njihen gjerësisht për rolin e tyre në uljen e kolesterolit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por studimet e fundit sugjerojnë se këto barna mund të ofrojnë edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin e trurit. Studime të reja po hedhin dritë mbi potencialin e statinave në uljen e rrezikut për…

