- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Të moshuarit që vuajnë nga ankthi mund të përballen me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës, sipas një studimi të ri shkencor. Hulumtimi, i publikuar në revistën “Journal of the American Geriatrics Society”, tregon se kjo lidhje është e rëndësishme, por gjithashtu se rreziku mund të ulet…
Një grup shkencëtarësh ka hetuar së fundmi lidhjen midis cilësisë së dietës ushqyese dhe plakjes biologjike, duke përdorur të ashtuquajturat “ora epigjenetike” për të matur ndryshimet që ndodhin në ADN. Kjo qasje moderne po përdoret gjithnjë e më shumë për të kuptuar se si stili i jetesës ndikon në proceset…
Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale në Zvicër, ndërsa 41 viktima të tjera po marrin kujdes mjekësor jashtë vendit. Mes tyre janë 19 shtetas zviceranë. Sipas të dhënave të siguruara të hënën nga spitalet zvicerane për agjencinë Keystone-ATS, bilanci i…
Menopauza zakonisht shoqërohet me simptoma të njohura si afshet e nxehta, djersitja gjatë natës dhe vështirësitë në përqendrim. Megjithatë, kërkimet e fundit tregojnë se problemet gastrointestinale (GI) janë një aspekt i rëndësishëm, por shpesh i nënvlerësuar i kësaj periudhe të jetës së gruas. Një studim i ri, i prezantuar në…
Shoqata Britanike mbi Dietën Ushqyese (BDA) ka publikuar së fundmi udhëzime të reja për menaxhimin e kapsllëkut kronik, duke sjellë 59 rekomandime të bazuara në prova shkencore që lidhen me ushqimin dhe përdorimin e suplementeve. Këto udhëzime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e trajtimit dietik të këtij problemi…
Dogana e Kosovës, ka treguar se në bashkëpunim me Policinë kanë realizuar një kontroll të detajuar ndaj një automjeti të dyshuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës në Merdare. Në fund, ka rezultuar me zbulimin e 2 kilogramë lëndë narkotike të cilat dyshohet se janë kokainë. Policia thotë…
Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk janë paguar konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se këta punëtorë janë paguar me pagë prej 350 euro, ani se në vendimin…
Në vitet e fundit, interesimi për ilaçet e grupit GLP-1, të cilat fillimisht janë përdorur për trajtimin e diabetit të tipit 2, është rritur ndjeshëm për shkak të efektit të tyre në humbjen e peshës. Ky tren, sipas burimit Medical News Today është përhapur gjerësisht, veçanërisht në vendet perëndimore, duke…

