Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, Ilir Kurtishi, ka dhuruar gjak në mënyrë vullnetare për pacientët onkologjikë, pas ofrimit të shërbimeve onkologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurtishi ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe…

Më shumë

Në kuadër të rubrikës “Mjeku i Javës”, me Dr. Fitim Gogën, specialist i reumatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt dhe në MedPro Clinic, diskutuam për osteoporozën – një sëmundje kronike që shpesh zhvillohet pa simptoma dhe zbulohet vetëm pas frakturave. Ai shpjegon pse osteoporoza quhet “sëmundja e heshtur e…

Më shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se ka filluar ofrimin e testimit laboratorik QuantiFERON-TB Gold Plus (QFT-Plus), një metodë moderne për zbulimin e infeksionit me Mycobacterium tuberculosis. Sipas njoftimit, QuantiFERON-TB Gold Plus është një test diagnostik in vitro, i bazuar në analizën e gjakut,…

Më shumë

Shëndeti dhe siguria e fëmijëve nuk janë asnjëherë kompromis. Ato kërkojnë produkte të besueshme, të certifikuara dhe të ndërtuara mbi standardet më të larta të cilësisë. Për këtë arsye kemi sjellur në treg produktet Humana, një nga emrat më të respektuar në ushqimin për foshnje dhe fëmijë, me origjinë, prodhim…

Më shumë