- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Komunale të Shëndetësisë, përfshirë udhëheqësin e Sektorit të Shëndetësisë Komunale Shpëtim Rahmanaj, zyrtaren e lartë për cilësi Dormira Brahimaj-Musaj dhe zyrtaren ligjore Qëndresa Racaj. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit…
Personat që kanë përjetuar goditje në tru mund të kenë rikuperim më të dobët fizik dhe mendor nëse ndihen të parehatshëm për të ndarë ndjenjat dhe frikën e tyre, thuhet në një studim të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare për Goditjen në Tru 2026 të Shoqatës Amerikane të Goditjes në Tru.…
Jeta mesatare në Shtetet e Bashkuara u rrit në 79 vjet në vitin 2024, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Përmirësimi reflekton jo vetëm përfundimin e pandemisë së COVID-19, por edhe rënien e shkallës së…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej të cilave 21 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Sipas të dhënave zyrtare, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Në…
42 persona janë evakuuar, ndërkaq mbi 1000 operacione janë zhvilluar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent nga vërshimet në komunat e Kosovës gjatë muajit janar. “Numri i rasteve të koordinuara kanë qenë 1007 raste, numri i intervenimeve të vërshimeve ka qenë 196, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë…
Një studim i ri nga Spanja ka dhënë shpresa të reja në trajtimin e kancerit të pankreasit, një nga format më agresive dhe vdekjeprurëse të kancerit. Studiuesit kanë arritur të zhdukin plotësisht tumoret e pankreasit te minjtë, duke përdorur një terapi të kombinuar me tre ilaçe. Hulumtimi është realizuar nga…
Spitali i Pejës ka raportuar se aktualisht janë 137 pacientë të shtrirë në këtë institucion shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 18 operacione, ndërsa janë regjistruar edhe 35 pranime të reja dhe 507 vizita specialistike. Në laborator janë kryer 3,791 analiza për 255 pacientë, ndërsa sektori i dializës…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se situata lidhur me produktin ushqimor APTAMIL AR 2 – 400 gram është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe…

