- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri nga Spanja ka dhënë shpresa të reja në trajtimin e kancerit të pankreasit, një nga format më agresive dhe vdekjeprurëse të kancerit. Studiuesit kanë arritur të zhdukin plotësisht tumoret e pankreasit te minjtë, duke përdorur një terapi të kombinuar me tre ilaçe. Hulumtimi është realizuar nga…
Spitali i Pejës ka raportuar se aktualisht janë 137 pacientë të shtrirë në këtë institucion shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 18 operacione, ndërsa janë regjistruar edhe 35 pranime të reja dhe 507 vizita specialistike. Në laborator janë kryer 3,791 analiza për 255 pacientë, ndërsa sektori i dializës…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se situata lidhur me produktin ushqimor APTAMIL AR 2 – 400 gram është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për rritjen e shpejtë të obezitetit te fëmijët dhe ka bërë thirrje që vendet në mbarë botën të reformojnë ushqimin në shkolla, duke krijuar mjedise më të shëndetshme ushqimore për nxënësit. Sipas OBSH-së, aktualisht një në dhjetë fëmijë në nivel global jeton…
Rënia e fertilitetit tek meshkujt po shndërrohet në një shqetësim gjithnjë e më të madh shëndetësor dhe shoqëror. Shefi i repartit të IVF në QKUK, Leandrit Bejtullahu, për RTV21 tha se problemi duhet trajtuar që në fillim dhe nuk duhet nguruar. “Kemi problem, çka është shqetësuese është infertiliteti te meshkujt.…
Autoritetet shëndetësore në Krahinën Autonome Baske të Spanjës kanë nisur një hetim pasi 253 persona, përfshirë dhjetëra foshnje, janë vaksinuar me doza të skaduara gjatë një periudhe dy mujore në sistemin publik shëndetësor. Rasti u bë publik pas një ankese të paraqitur nga grupi parlamentar EH Bildu në Parlamentin Bask,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët gjatë ditës, me reshje të herëpashershme shiu në disa zona. Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë prezente pothuajse në gjithë territorin, ndërsa vende-vende priten riga shiu me intensitet të lehtë. Temperaturat minimale do…
Kompanitë më të mëdha globale të produkteve të qumështit kanë nisur tërheqjen e formulës së qumështit për bebe nga tregu evropian, pas dyshimeve për ndotje me cereulide, një toksinë e rrezikshme. Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen e dy foshnjave që dyshohet se kanë konsumuar formulë qumështi të prodhuar nga Nestlé,…

