- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Vlerësimet tregojnë se rreth 2.3 milionë gra në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me kancer të gjirit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm në vitin 2022 rreth 2.3 milionë gra morën këtë diagnozë. Aktualisht ekzistojnë disa metoda trajtimi për kancerin e gjirit, përfshirë kirurgjinë, kimioterapinë, radioterapinë, imunoterapinë dhe terapitë e…
Një rast i rrallë është paraqitur dje në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Pacientja B. SH. (1988) ishte pranuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë në Spitalin e Mitrovicës, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të theksuara të shokut hemorragjik (humbje e madhe…
Kujdesi për nipërit dhe mbesat mund të ndihmojë në mbrojtjen e të moshuarve nga rënia e funksioneve njohëse, sipas një studimi të ri. Aktivitetet e përditshme si ndihma me detyrat e shtëpisë, përgatitja e ushqimit apo shoqërimi i fëmijëve në park ose në shkollë mund të kenë ndikim pozitiv në…
Konsumimi i dy ose më shumë pijesh alkoolike në ditë lidhet me rrezik të lartë të kancerit të zorrës
Faktorë si dieta e pasur me mish të përpunuar dhe e varfër me fibra, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik janë të lidhur me rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Një studim i fundit tregon se konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të alkoolit gjatë jetës mund të…
Në ueb-faqen zyrtare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë publikuar listat e barnave dhe materialit medicinal që aktualisht gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK/ ShSKUK -së si dhe në klinikat përkatëse. Në njoftimin e publikuar në Facebook, SHSKUK njofton se “lista e stokut farmaceutik përditësohet fillimisht…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mbretëria e Bashkuar dhe pesë vende të tjera evropiane kanë humbur statusin e vendeve pa fruth. Ky ndryshim bazohet në të dhënat e vitit 2024, që tregojnë një rritje të rasteve të infektimit. “Përhapja e fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksina…
Po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se kanë mbetur edhe 700 vendvotime për t’u rinumëruar. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë,…
Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana. Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e…

