- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri tregon se fëmijët me autizëm që nuk flasin mund të fitojnë aftësi gjuhësore përmes ndërhyrjes së hershme. Studimi është publikuar në Journal of Clinical Child and Adolescent Psychology. Hulumtimi përfshiu 707 fëmijë parashkollorë me autizëm, të cilët morën programe të ndryshme të ndërhyrjes nga 6 muaj…
Në mbledhjen e Bordit të SHSKUK-së sot është prezantuar një raport i listave të pritjes në njësitë e SHSKUK-së, QKUK dhe spitale rajonale. Lista më e gjatë e pritjes në QKUK është në radiologji me 2900 pacientë ku përfshihen shërbime si rezonanca magnetike, CT, USG, Echo Dopler dhe Biopsi, shkruan…
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitare e ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2026. Mbledhja është hapur me diskutimet e kryesueses së Bordit Tetore Olloni, mbi funksionalizimin e shërbimit paliativ në nivel të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta. Anëtarja e Bordit Besa Balidemaj e cila e përfaqëson…
Një grua 37-vjeçare është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë pas një gjakderdhjeje të rrezikshme nga shtatzënia jashtë mitrës, një rast që ndodh në 2–4% të shtatzënive jashtë mitrës. Sipas njoftimit, pacientja B. SH. u paraqit në gjendje të rëndë, me humbje masive gjaku dhe vetëdije të…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar raportin ditor për aktivitetin e stafit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë kryer 84 ehokardiografi, 466 vizita specialistike dhe 11 operacione. Po ashtu, janë regjistruar 35 pranime të reja, ndërsa aktualisht janë të shtrirë 179 pacientë.…
Një studim i ri i publikuar në revistën Brain & Behavior tregon se adoleshentët që kalojnë më shumë kohë duke përdorur telefona, kompjuterë apo tableta flenë më keq dhe kanë më pak zakone të shëndetshme. Studimi është kryer me 700 adoleshentë në Turqi dhe bazohet në pyetësorë për gjumin, përdorimin…
Neuropsikiatri Sami Rexhepi ka deklaruar dje në emisionin Kosova Live se konsumimi i drogës nga fëmijë të moshës 9–10 vjeç në Kosovë nuk është thjesht një dukuri, por një alarm serioz për profesionistët, që të ndërhyjnë sa më herët, në mënyrë që kjo të mos shndërrohet në një problem të…
Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder njoftoi se më shumë se 90 për qind e shkollave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar. Elder i bëri këto komente gjatë një konference online për media të Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë. Ai tha se gati dy vjet e…

