- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen. Deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60% e votave, apo 2.061 nga 2557 vendvotime. Ndërkohë, të…
Fruthi, një sëmundje që konsiderohej pothuajse e zhdukur në shumë vende, po rikthehet fuqishëm në Evropë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se Armenia, Austria, Azerbajxhani, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Uzbekistani kanë humbur statusin “pa fruth”, pas rritjes së ndjeshme të rasteve gjatë vitit 2024. Sipas OBSH-së, një…
Numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet e zemrës është në rritje, përfshirë pacientë të moshës 20 deri në 30 vjeç, .Ai tha se gjatë muajve të fundit janë trajtuar edhe raste të pacientëve shumë të rinj, të cilët janë paraqitur me sindromë akute koronare. “Kohët e fundit është…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell. Sipas IHMK-së, në orët e mëngjesit parashihet paraqitje e mjegullës, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa…
Ora inteligjente mund të tregojë se keni pasur tri orë gjumë të thellë, por a duhet t’i besoni plotësisht këtyre të dhënave? Miliona njerëz përdorin aplikacione dhe pajisje të mveshshme si ora, unaza inteligjente apo sensorë për të monitoruar gjumin, por ekspertët paralajmërojnë se këto mjete kanë kufizime të qarta.…
Është gjetur vogëlushi Z. Z, i cili u shpall i humbur nga familja gjatë ditës së sotme. Të afërmit e tij thanë se djaloshi nga Gadimja e Lipjanit nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit. Rastin për gjetjen e tij, për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Stacionit…
Një studim i ri sugjeron se dërgimi i mesazheve të personalizuara SMS, që shërbejnë si përkujtues për marrjen e barnave të përshkruara, mund të përmirësojë ndjeshëm përputhshmërinë me terapinë dhe të ulë rrezikun e ri-hospitalizimit tek pacientët me insuficiencë kardiake. Studimi u zhvillua në ‘Magnolia Regional Health Center’, dhe synoi…
Spitali i Përgjithshëm i Ferizaj, përmes një komunikate të lëshuar, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të mjekut internist Dr. Milaim Avdiu, bashkëpunëtor shumëvjeçar i këtij institucioni shëndetësor. Sipas njoftimit, Dr. Avdiu do të kujtohet për përkushtimin e madh ndaj pacientëve, humanizmin dhe profesionalizmin që e kanë karakterizuar gjatë gjithë…

