- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit nis sot, më 21 maj, për të gjithë ata që janë regjistruar paraprakisht për këtë mënyrë votimi. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për afro 105 mijë votues të diasporës, shumica e të cilëve jetojnë në vende të…
Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditës së nesërme në vend parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura Gjatë orëve të ditës, vende-vende priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike, kryesisht në zona të caktuara të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9…
Një studim i ri ka nxjerrë në pah se substanca të zakonshme si kafeina, alkooli, nikotina dhe kanabisi mund të ndikojnë ndryshe te simptomat e personave që jetojnë me sklerozë multiple (MS), një sëmundje kronike që prek sistemin nervor qendror. Sipas hulumtimit të publikuar së fundmi në revistën “Archives…
Komuna e Prishtinës ka njoftuar nisjen e një iniciative të re për promovimin e shëndetit publik dhe aktivitetit fizik në Parkun e Gërmisë, ku çdo të shtunë do të ofrohen shërbime falas shëndetësore për qytetarët. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Shëndetësisë, çdo të shtunë nga ora 09:00, një ekip i…
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë, investim që synon përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe kujdesit shëndetësor për fëmijët në rajonin e Anamoravës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës,…
Shkrimi i dorës mund të shërbejë si një tregues i hershëm i plakjes së trurit, sipas një studimi të ri që sugjeron se ndryshimet në mënyrën e të shkruarit mund të lidhen me rënien e funksioneve njohëse te të moshuarit. Studiues në Portugali kanë analizuar 58 të rritur të moshës…
Studiuesit kanë zhvilluar një lloj të ri antene për rezonancë magnetike, të frymëzuar nga metamaterialet, e cila mund të ndihmojë në kapjen e imazheve shumë më të qarta të zonave të trupit që deri tani kanë qenë të vështira për t’u parë me detaje Sipas Qendra Max Delbrück për Mjekësi…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar udhëzimin e ri administrativ për shkollimin specialistik, i cili parasheh ndryshime në politikat për specializantët e rinj në Kosovë. Përmes një videomesazhi, ai ka thënë se për herë të parë kandidatët për specializim nga të gjitha…

