- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Studiuesit kanë zhvilluar një lloj të ri antene për rezonancë magnetike, të frymëzuar nga metamaterialet, e cila mund të ndihmojë në kapjen e imazheve shumë më të qarta të zonave të trupit që deri tani kanë qenë të vështira për t’u parë me detaje Sipas Qendra Max Delbrück për Mjekësi…
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar udhëzimin e ri administrativ për shkollimin specialistik, i cili parasheh ndryshime në politikat për specializantët e rinj në Kosovë. Përmes një videomesazhi, ai ka thënë se për herë të parë kandidatët për specializim nga të gjitha…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 19 maj janë konfirmuar gjithsej 17 raste me fruth në Kosovë, ndërsa shumica e të prekurve janë fëmijë të pavaksinuar. Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me…
Një mjek amerikan i infektuar me virusin Ebola është dërguar për trajtim në Gjermani, mes shqetësimeve ndërkombëtare për përhapjen e shpërthimit të fundit të sëmundjes në Afrikë. Mjeku amerikan, Peter Stafford, mbërriti në Berlin dhe u transportua në spitalin universitar Charité, i cili posedon një nga njësitë më të specializuara…
Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë një kontratë gati gjysmë milioni Euro kompanisë “Alb-Architect”. Tenderi me titull “Menaxhimi dhe mbikëqyrja profesionale e punëve në projektin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj”, i është dhënë kompanisë “Alb-Architect” nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta. Kontrata kap vlerën prej 469,500.00…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Klinikës së Pediatrisë në Gjilan. Sipas dokumentit të publikuar, projekti do të realizohet nga grupi i operatorëve ekonomikë “HYDRO ING SH.P.K.”, “MBB Construction SH.P.K.” dhe “HEXAGON CONSTRUCTION SH.P.K.”, të cilët janë shpallur fitues të tenderit, shkruan Gazeta…
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar pesë raste me fruth, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja duke e çuar numrin keshtu në 16 raste të konfirmuara brenda një muaji. Kështu bëri të ditur, drejtoresha e Klinikës…
Suedia po përqafon një qasje të re ndaj mirëqenies, duke e konsideruar udhëtimin dhe kohën në natyrë si mjete të vlefshme për shëndetin mendor. Mjekët tashmë inkurajohen të rekomandojnë përvoja çlodhëse, nga retreat-et e qeta deri te arratisjet në natyrë, si pjesë e një fokusi më të gjerë tek mirëqenia.…

